FLASH :

Nëse 1 nga trafikantët e drogës për në Bari është vëllai i truprojës së Berishës, të kujt janë Troplini, Çoba, Visi i Pojës, Danaj dhe Çombashi?

Mediat pro qeveritare raportojnë sot, se një nga perosnat e mega-dosjes së drogës nga Shqipëria për në Bari, rezulton të ketë qenë Redi Tusha, vëllai i truprojës së Sali Berishës, Ervis Tusha.

Askush nuk vë në dyshim vërtetësinë e hetimeve profesionale ndërmjet autoriteteve italiane dhe SPAK.

Por tendenca dhe shërbesat që po i bëhen qeverisë nga disa media janë të turpshme dhe të njëanshme, duke tentuar të krijojnë mitin e rremë se fakti që Shqipëria është sot një Kolumbi droge në mes të Ballkanit, na qenkërka sërish faji i Saliut apo opozitës.

A ishte i Berishës kreu dhe truri i organizatës Adi Çoba, që operonte i lirë në Durrësin e pushtuar nga “çunat e Shijakut”, nën tutelën e Vangjush Dakos?

A ishte i Berishës Ligor Çombashi, pronari i autobusëve që transportonin milionat e eurove të parave të drogës, nga Fieri bastion i PS, ku pa tutelën e Gramoz Ruçit nuk lëviz dot as miza?!

Po Troplini i Durrësit, baroni që kishte pushtuar me aktivitetin e drogës dhe të vrasjeve jo vetëm qytetin bregdetar, po edhe qytetin e Hamburgut në Gjermani, sipas të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i kujt ishte? Nëse ishte i Berishës, si ka mundësi që prej 2013 e deri më sot, vazhdoi të fuqizonte në mënyrë marramendëse perandorinë e tij të drogës, nën hundën e policisë shqiptare?

I kujt është Ervis Doçi, Visi i Pojës, nipi i Troplinit, një tjetër kriminel i rrezikshëm, që endej i lirë në Shqipëri, ndërsa operonte në trafikun ndërkombëtar duke patur si qendër Durrësin e Gjushit?

I kujt është televizioni Vlora Cable dhe i kujt është Nexhmedin Danaj?

Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar.

Gjithashtu u vu në pranga edhe Algerta Fejzulla, që u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së  zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet. Ajo është bashkëshortja e Sadrit Danajt.

Pra të gjithë këta emra, më shumë se te Sali Berisha, i cili mund të ketë njëmijë e një të zeza, të çojnë padyshim te qeveria Rama dhe njerëzit e inkriminuar që vërtiten rreth tij.