Agron Shehaj vijon të dëshmojë se politika mund të bëhet edhe ndryshe. Me një model të veçantë që i qëndron larg fushatave me të cilat jemi mësuar, Shehaj ka zgjedhur diçka ndryshe.
Në javët e fundit, ai është parë duke punuar krah për krah me njerëzit në profesione të zakonshme – si furrë buke, me taksi apo kamarier në një lokal lagjeje. Shehaj ka udhëtuar gjithashtu në fshatra të largëta, për të takuar nga afër ata që shpesh mbeten jashtë vëmendjes politike. Ai vetë ka theksuar në një postim në rrjetet sociale se në këto takime më shumë ka dëgjuar sesa ka folur, duke reflektuar kështu një qasje të sinqertë ndaj qytetarëve. “Kjo është një mënyrë për të rikthyer besimin mes njëri-tjetrit” ka shtuar ai.
Së fundmi në Sheshin Skënderbej, Shehaj u takua rastësisht me një ish-punonjëse të tij, e cila e përshëndeti me fjalë mirënjohjeje dhe respekti.
“15-16 vjet punonjësja jote me nder,” i tha ajo, duke shtuar: “Jam shumë e lumtur që përfaqësohemi nga ju.”
Bisedës iu bashkua edhe nëna e saj, përmes një telefonate nga New York-u, e cila e përshëndeti Shehajn nëpërmjet telefonatës dhe e përkrahu me fjalë dashamirësie: “Bëj tifo për ty, jeni shumë i mirë, jeni parti shumë e mirë. Unë do votoj për ty”, shprehet hapur qytetarja.
Qytetarja e mbylli takimin me fjalë domethënëse: “Siç e pe, familjarisht… Se falë teje jemi këtu ku jemi.”
Agron Shehaj po dëshmon se mund të jesh pjesë e politikës duke ruajtur vlerat njerëzore, të cilat sot në këtë shoqëri ku jetojmë, kemi nevojë më shumë se kurrë. Ai është një model që duhet ndjekur, një model që Shqipëria ka nevojë. Kështu kuptojmë se edhe pas shumë vitesh, qytetarët vazhdojnë ta kujtojnë me respekt dhe mirënjohje Shehajn.







