Edi Rama i fitoi zgjedhjet, ku për mandatin e katërt me radhë, premtoi se Shqipëria do të ketë 24 orë ujë, premtim që ka 12 vjet që e bën, duke e kthyer në gënjeshtrën e tij kryesore.
Dhe fill pasi ia hodhi që të qeverisë dhe për katër vjet, vjen njoftimi i parë drithërues për kufizime të furnizimit me ujë dhe ku, në Vlorën ku turzimi tashmë ka nisur që në maj dhe po punohet me kapacitet të plotë nëpër hotele dhe apartamente.
“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton për kufizime të furnizimit me ujë! Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të mërkurën në datë 28 Maj në kuadër të punimeve për ujësjellësin e ri të Vlorës. Kufizimi nis në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së martë” – thuhet në njoftimin e Ujësjellësit të Vlorës.
Kjo është dhurata e parë që Rama i bën vlonjatëve, sapo ata u rikonfirmuan si një bastion i së majtës.







