Rusia vijoi sulmet edhe gjatës natës mes së hënës e së martës në Ukrainë. Donjecku dhe Odesa ishin qytetet ku u shkaktuan më shumë dëme. Presidenti ukrainas konfirmoi se të mërkurën do të zhvillohet raundi tjetër i negociatave me rusët në Stamboll.
Një djalë 10-vjeçar u vra dhe pesë të tjerë u plagosën mëngjesin e kësaj të marte, pas një sulmi rus në qytetin Kramatorsk, në rajonin lindor ukrainas të Donetskut, sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit, Oleksandr Honcharenko, siç raportohet nga RBC-Ukrainë. Forcat ruse lëshuan një bombë ajrore të drejtuar që goditi ndërtesën, duke shkaktuar një zjarr, tha Honcharenko: “Në orën 6:30 të mëngjesit, një person u raportua i vdekur, një fëmijë i lindur në vitin 2015. Pesë persona të tjerë u plagosën dhe po marrin trajtim të kualifikuar mjekësor.”
Ndërkohë në orët e vona mbrëmjen e djeshme, ushtria ruse nisi një sulm me drone mbi komunitetin e Putyvl, në Sumy, Oblast, duke plagosur 13 persona, përfshirë një djalë 5-vjeçar.
Një sulm me drone ruse goditi qytetin e Odesës gjatë natës, ku u dëgjuan shpërthime dhe shpërthyen disa zjarre. Sulmi ndodhi në orën 1:48 të mëngjesit sipas orës lokale. Në orën 2:38 të mëngjesit, alarmi për sulm ajror për Odesën dhe rajonin u hoq. Dëmet e evidentuara ishin kryesisht në infrastrukturën civile dhe ndërtesa banimi.

Raund tjetër negociatash të mërkurën në Stamboll
Takimin e radhës me palën ruse e konfirmoi mbrëmjen e së hënës Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky.
“Sot, diskutova me [shefin e Këshillit të Sigurisë së Ukrainës] Rustem Umerov përgatitjet për një shkëmbim të burgosurish dhe një takim tjetër në Turqi me palën ruse”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm të hënën.
I held a meeting on the outcomes Ukraine needs from the negotiation efforts.
Secretary of the National Security and Defense Council of Ukraine, Rustem Umerov, reported on the implementation of the agreements reached at the second meeting ëith the Russian side in Istanbul, as…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 22, 2025
Zelensky propozoi bisedime të reja në fundjavë, pak ditë pasi Presidenti amerikan Trump kërcënoi Rusinë me sanksione “të ashpra” nëse nuk do të kishte armëpushim midis Moskës dhe Kievit brenda 50 ditëve.