Këtë të mërkurë në orën 19:30 në “Arenën Kombëtare” të Bukureshtit, vendasit e Steauas presin shqiptarët nga Tetova të Shkëndijës.
BUKURESHt , Rumani – Këtë të mërkurë në orën 19:30 në “Arenën Kombëtare” të Bukureshtit, vendasit e Steauas presin shqiptarët nga Tetova të Shkëndijës. Klubi kampion i Maqedonisë së Veriut fitoi ndeshjen e parë 1 – 0 në Shkup dhe është pranë kalimit në turin e tretë kualifikues të Champions League.
Misioni për kuqezinjtë nuk do jetë i lehtë, pasi përballë do jenë kampionët e Rumanisë dhe një emër me peshë në futbollin evropian si Steaua. Në një stadium me 56 mijë ulëse priten afro 30 mijë tifozë dhe një atmosferë që dukshëm do jetë qartë kundër Shkëndijës. Tek Shkëndija do të mungojë mesfushori Kamer Qaka, që u ndëshkua me të kuq në duelin e parë.
Në rast të kalimit më tej, Shkëndija do gjente me gjasë Qarabag (kanë fituar ndeshjen e parë 0-3 kundër Shelbourne) në raundin e tretë kualifikues, por në rast të eliminimit do zbrisnin në turin e tretë të Europa League, ku përballë do ishin kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit.