FLASH :

Në protestën e Lapajt i dënuari për drogë kërkon dorëheqjen e Ramës

Mesditën e sotme dhjetëra simpatizantë të Partisë së Adriatik Lapajt “Shqipëria Bëhet” i janë bashkuar këtij të fundit në protestën e thirrur para Kryeministrisë.

Veç fjalimeve pompoze dhe mikrofonin që kalonte në çdo dorë të atyre pak të mbledhurve në shesh ka rënë në sy pjesëmarrja e Armelio Metës i cili u ngjit në podiumin e sajuar nga Adriatik Lapaj nën thirrjen: Rama jep dorëheqjen.

Po kush është Armelino Meta?

Armelino Meta është i vetëshpalluri përfaqësues i sindikatës së fermerëve e në të njëjtën kohë personi përgjegjës që ka bërë “lëmsh” skemën në bujqësi.

Meta rezulton të jetë i dënuar dhe lidhur me botën e krimit në Turqi. Madje njihet në zonën e Myzeqesë si borxhli që u fshihet njerëzve.

Teksa Lapaj proteston nën moton “Rama ik” do ishte më i besueshëm nëse në podium nuk do ngjiste individë të tillë.