Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Lekë Çekrezi – punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”
Fatjon Hamzi – punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”
Tonin Melaj – punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”
Selami Ethemi – me detyrë Doganier në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”
Urdhrat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.