Një dasmë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas raportimeve se gjatë festës janë hedhur rreth 300 mijë euro. Mbrëmja festive është shoqëruar nga këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Sinan Hoxha, Jozi dhe Fatmira Breçani, të cilët kanë performuar për të ftuarit në një atmosferë plot energji.
Pamjet nga ceremonia luksoze po qarkullojnë gjerësisht online, duke shkaktuar reagime të shumta për shkak të shumës së madhe të parave të hedhura gjatë natës. Megjithëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar mbi shifrën e përmendur, dasma ka bërë bujë për shkëlqimin, organizimin dhe prezencën e emrave të njohur të muzikës shqiptare.