FLASH :

Ndryshimet klimatike trefishojnë vdekjet në 12 qytete europiane, grupmoshat mbi 65- vjeç përbëjnë 88 % të jetëve të humbura

Një analizë e re nga shkencëtarët e Kolegjit Imperial dhe Shkollës së Higjienës dhe Mjekimit Tropikal në Londër tregon se vdekjet e lidhura me valët e të nxehtit janë trefishuar në 12 qytete evropiane gjatë viteve të fundit, kryesisht si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Nga 2,300 viktima të raportuara këtë verë, rreth 1,500 – ose 65% – janë rezultat i drejtpërdrejtë i ndikimit të klimës.

Grupmoshat mbi 65 vjeç përbëjnë 88% të viktimave, ndërsa qytetet më të goditura janë Milano (317 të vdekur), Barcelona (286), Parisi (235), Londra (171) dhe Roma (164). Vdekjet nga i nxehti tashmë i kalojnë bilancet tragjike të përmbytjeve në Valencia (2024) dhe veriperëndimin e Evropës (2021). Autorët e studimit kërkojnë veprim të menjëhershëm nga qeveritë: përveç reduktimit të gazrave serrë, është thelbësore të merren masa të drejtpërdrejta për të mbrojtur moshat e rrezikuara nga temperaturat ekstreme.