FLASH :

Ndodh çudia në Durrës, çifti irlandez gjen mbi 41 mijë Euro pranë supermarketit dhe ia dorëzon policisë në Shkodër

Një çift irlandez është gjetur në një situatë të pazakontë në Shqipëri. Policia e Shkodrës njoftoi se ata kanë dorëzuar mbrëmjen e së enjtes në drejtori një shumë prej 41 mijë eurosh.

Ata kanë deklaruar se paratë i kanë gjetur më 26 Mars në afërsi të një supermarketi në Durrës.

Kjo situatë ka ngritur shumë dyshime sepse nga një anë çifti mund t’i ketë marrë paratë të rinjve dhe më pas i ka dorëzuar në polici me qëllim që këta të fundit t’ia dorëzonin atij që u përkisnin ose hipoteza tjetër është që ata fillimisht kanë pretenduar t’i mbajnë për vete. Por në momentin që ndoshta kanë menduar se si do të dilnin nga vendi ynë me para të padeklaruara, e kanë parë të arsyeshme t’i dorëzojnë në polici.

“Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.

Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në lagjen nr 13, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur saktësisht.