FLASH :

Video/Ndjekje si në filma në Tiranë-Elbasan, I dënuar me 18 vite burg në Itali, tentoi arratisje me ‘Audi Q5

Sipas informacioneve, 59-vjeçari u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën Tiranë–Elbasan. E kërkonte Policia e Elbasanit, për llogari të Italisë. Gjykata e Firences e kishte dënuar me 18 vite burg për trafik droge

Tiranë– Një ndjekje si nëpër filma nga Policia e Tiranës u mbyll me arrestimin e një personi të skeduar si kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare të rrezikshme, që rezultonte i dënuar me 18 vite burgim në mungesë.

Policia njoftoi sot (29 korrik) se lokalizoi dhe prangosi pas tentativës së dështuar për arratisje me ‘Audi Q5’, 59-vjeçarin me dy identitete, Ilir Koçiaj (Kociaj).

Operacioni është koduar “Hierarkia”.

Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi: Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Sipas informacioneve, 59-vjeçari u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën Tiranë–Elbasan.

Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.