FLASH :

Ndërtuan pa leje dhe hodhën inerte në lumë, një në pranga në Tiranë, një në kërkim

Një 52-vjeçar është arrestuar dhe një 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi u kapën duke ndërtuar një objekt pa leje në afërsi të lumit Zhullima, në fshatin Mushqeta. Përveç ndërtimit të paligjshëm, ata akuzohen se kanë hedhur inerte në lumë, duke ndotur mjedisin dhe penguar rrjedhën natyrore të ujit.

Policia bëri me dije se i arrestuari është shtetasi S. Ç., ndërsa në kërkim është shpallur K. G., 47 vjeç. Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”. Vijojnë hetimet për kapjen e të dyshuarit të dytë.