Ish-deputeti socialist Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare.
Burime familjare, bëjnë me dije për mediat, se Andisi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej javësh shtrohej shpesh në spital.
E shoqja e Harasnit, Suela Harasani, ka njoftuar nëpërmjet Facebook, se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë pas humbjes së betejës me kancerin.
Ai ka qenë një nga politikanët aktive në PS, dhe i zgjedhur për dy mandate deputet. Harasani spikati gjatë lëvizjes për mendrim ndryshe në PS.
Gjithashtu ai ka qenë edhe drejtori i KESH gjatë qeverisjes të kryeministrit Nano.
Harasani prej disa vitesh jetonte në SHBA me familjen e tij.
Postimi i plotë i Suela Harasani:
“Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!”.