FLASH :

Ndërhyrja e shpejtë e pushuesve i shpëton jetën gruas që rrezikoi mbytjen në Karaburun

Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit, në Karaburun.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur Policia Kufitare, ndërsa ndihma i ka ardhur edhe nga pushuesit e pranishëm.

Gruaja është shpëtuar falë reagimit të shpejtë nga të dy palët, si nga pushuesit, ashtu edhe nga punonjësit e Policisë Kufitare. Më pas, ajo është shoqëruar në portin e Vlorës me mjetin e policisë, ku ka mbërritur edhe autoambulanca, e cila e ka dërguar në spitalin e Vlorës.

Aktualisht, gruaja ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr mjekimin e nevojshëm.