FLASH :

Ndalon jahti gjigand i manjatit gjerman në Durrës

Në portin e Durrësit është ndalur jahti luksoz i manjatit gjerman Reinhold Wurth, një nga biznesmenët më të pasur në botë me pasuri prej 35 miliardë dollarësh. Sipas informacioneve jahti ka ndaluar për të bërë furnizimin me karburant.

Në portin e Durrësit është ndalur jahti gjigand i manjatit gjerman Reinhold Wurth. Ky superjaht me gjatësi 85 metra dhe gjerësi 14.2 metra është një nga jahtet më luksoze që janë parë në bregdetin shqiptar.

Jahti ka një ekuipazh të dedikuar prej 25 marinarësh, të cilët kujdesen për funksionimin e këtij jahti luksoz. Reinhold Wurth, pronari i jahtit, është një nga biznesmenët më të pasur në botë, me një pasuri personale prej 35 miliardë dollarësh. Ai është 90 vjeç dhe vazhdon të jetë aktiv në biznes dhe jetën ndërkombëtare.

Sipas informacione jahti ka ndaluar për tu furnizuar me karburant.