FLASH :

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare ikona e filmit, Enver Petrovci

Aktor dhe regjisor shqiptar Enver Petrovci ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i aktorit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në publikim.

Ai ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare.