Është ndarë nga jeta në moshë të re gazetari, publicisti dhe poeti Dashamir Dini, babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini. Ai ndërroi jetë në Bergamo të Italisë, ku po trajtohej për një sëmundje të rëndë që iu diagnostikua së fundmi. Shkaku i vdekjes është konfirmuar si hemorragji celebrale akute.
Dini ka qenë një figurë e njohur e medias në Shkodër, ku për shtatë vite ka mbajtur postin e drejtorit të Radio Shkodrës dhe RTSH Shkodër, konkretisht gjatë periudhave 2000-2003 dhe 2017-2021.
Lajmi për ndarjen nga jeta u bë publik nga familjarët. Vajza e tij, Barbana Dini, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale ku shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e të atit, të cilin e quan “heroin dhe mësuesin më të mirë të jetës”.
Dashamir Dini largohet nga jeta duke lënë pas një boshllëk të madh në gazetari, letërsi dhe në zemrat e familjes e miqve që e njohën.







