FLASH :

Nazistët parakalojnë lirshëm në rrugët e SHBA

Një grup neo-nazistësh është filmuar duke parakaluar në rrugët e Indianapolis-it në mes të ditës, duke bërtitur slogane raciste si “white power” dhe duke bërë përshëndetje naziste. Pamjet tronditëse tregojnë dhjetëra persona të veshur me simbole ekstremiste, të cilët marshonin hapur përpara qytetarëve.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë shprehur indinjatën për mungesën e ndërhyrjes policore. Shumë prej tyre e kanë quajtur incidentin një sinjal alarmant për rritjen e lëvizjeve ekstremiste në SHBA dhe tolerancën e rrezikshme ndaj gjuhës së urrejtjes. Videoja është bërë virale, duke ndezur debatin mbi sigurinë publike dhe masat kundër grupeve radikale.