FLASH :

NATO forcon krahun e saj lindor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se NATO nisi një nismë të re për të mbrojtur krahun e saj lindor pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia që dyshohet se ishin të qëllimshme. Rutte e njoftoi këtë në një konferencë për shtyp me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën Alexus Grynkevich.

Në operacionin e emërtuar “Eastern Sentry” (rojet e lindjes) ndër të tjera do të aktivizohen kapacitetet shtesë për vrojtimin dhe mbrojtjen ajrore. Ndryshe nga deri më sot operacionet si ato p.sh. kundër dronëve rusë në të ardhmen do të realizohen nën një komandë të integruar – e jo më me aksione të veçuara kombëtare, të cilat duhen koordinuar me vështirësi.

Disa shtete të NATO-s, ndër to edhe Gjermania, kanë premtuar mjete shtesë. Ushtria gjermane në të ardhmen do të verë në dispozicion katër avionë luftarakë “Eurofighter” për hapësirën ajrore mbi Poloni. Franca do të verë në dispozicion tre avionë luftarakë “Rafale”, ndërsa Danimarka dy avionë F-16 dhe një fregatë.