Në një intervistë të re për revistën Interview, Natalie Portman zbulon një episod të pazakontë dhe të frikshëm nga jeta e saj, teksa i përgjigjej një pyetjeje të çuditshme nga aktorja Jenna Ortega: “A ke parë ndonjëherë një fantazmë?”
Portman, 47 vjeç, tha se ndonëse nuk e ka parë me sy një fantazmë, ka përjetuar ndjesinë e pranisë së një entiteti të pashpjegueshëm. “Kur isha rreth 25 vjeç, gjatë një xhirimi në Spanjë, u miqësova me një grua që ishte e martuar me një dukë. Ajo më ftoi të kaloja një natë në kështjellën e tyre. Gjatë gjithë natës, uji ndizte e fiket vetë, dëgjoheshin hapa dhe kishte një aktivitet të çuditshëm që nuk vinte nga ne. Ishte shumë e frikshme,” tregoi aktorja.
Një rrëfim i pazakontë që ndez imagjinatën e fansave të saj – dhe jo vetëm!