Vajza e aktores Julia Ilirjani, Renee, ka reaguar me ironi pas rezultatit zhgënjyes të nënës së saj në zgjedhjet e fundit, ku kjo e fundit garoi si kandidate për deputete në Tiranë, nën siglën e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Moderne (PD-ASHM), duke siguruar vetëm 384 vota.
Në një video të publikuar në TikTok, Renee shprehet me tone humoristike dhe kritike:
“Mami im dhe votat e kandidaturës së saj, na morën fytyrën. Pu, pu, pu moj ma, më ngeli prap mua. Thashë gjeti punë më në fund, por jo nuk ka.”
Reagimi i saj ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë komentuar ndarë midis mbështetjes dhe ironisë, duke e kthyer rezultatin modest të Ilirjanit në një moment viral.