FLASH :

Myrto Uzuni shpërthen në SHBA: Goli i barazimit çon FC Austin drejt përmbysjes dhe kualifikimit

EKSAS, SHBA – Ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, vazhdon të shkëlqejë në futbollin amerikan. Sulmuesi beratas shënoi një gol vendimtar në minutën e 76-të, duke ndihmuar FC Austin të përmbysë El Paso me rezultatin 3-2 dhe të sigurojë kalimin në fazën e 1/8-ave të US Open Cup.

Pavarësisht se pjesa e parë ishte një makth për vendasit, me El Paso që shënoi dy herë me dopietën e Avila (20’ dhe 34’), pjesa e dytë solli një tjetër faqe për ndeshjen.

Në minutën e 73-të, Vazquez ngushtoi diferencën me një finalizim të saktë, ndërsa vetëm tre minuta më vonë ishte Uzuni që elektrizoi stadiumin me një gol të shkëlqyer nga jashtë zone, pas një kontrolli perfekt të topit. Po ky duo, me sërish Vazquez në rolin e finalizuesit, i dha fitoren Austinit në minutat e fundit.

Pas ndeshjes, Uzuni falënderoi tifozët:
“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Austin, faleminderit për mbështetjen tuaj. Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme për ne. Shihemi të shtunën.”