FLASH :

Muzika që dëgjon, tregon inteligjencën? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Lidhja mes preferencave muzikore dhe nivelit të inteligjencës ka qenë prej kohësh një temë interesante për studiuesit. Sipas studimeve të fundit, të cilat përdorin edhe teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale, ka disa lidhje të dukshme mes zhanreve muzikore që njerëzit preferojnë dhe aftësive të tyre njohëse.

Personat me nivel më të ulët inteligjence shpesh preferojnë zhanre muzikore si Reggaeton, Trap apo pop-in komercial, që karakterizohen nga struktura të thjeshta dhe tekste të përsëritura. Këto lloje muzike janë të lehta për t’u dëgjuar dhe nuk kërkojnë shumë përqëndrim apo analizë.

Nga ana tjetër, ata që zgjedhin muzikë klasike, jazz apo rock më kompleks, janë më të prirur të shfaqin aftësi më të larta njohëse, pasi këto zhanre kanë struktura muzikore më të ndërlikuara dhe kërkojnë përqendrim e analizë të detajuar.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk mund të nxirret një përfundim i prerë. Preferencat muzikore ndikohen nga shumë faktorë të ndryshëm, si sfondi social, edukimi dhe përvojat personale. Prandaj, muzika mbetet një fushë komplekse që nuk mund të përdoret si matës i drejtë i inteligjencës së një individi.