FLASH :

Mungesë e madhe për Shqipërinë, mesfushori kuqezi humb ndeshjet me Gjibraltarin dhe Letoninë

Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut.

Kjo sëmundje kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë.

Për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares.