FLASH :

“Mundësia s’është ëndërr, është realitet i ri”/ Shehaj një hap para, krijon këngën e fushatës elektorale nga AI

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një shembull konkret se si kreativiteti dhe modernitet nëse ndërthuren sjellin risi të veçanta. Në një video të publikuar prej tij, Shehaj ka zbuluar se kënga zyrtare e fushatës së “Partia Mundësia” është realizuar përmes inteligjencës artificiale, me një kosto prej vetëm 10 dollarësh.

“Kjo është diferenca mes nesh dhe të tjerëve,” shprehet Shehaj në video. “Diferenca midis asaj që bëjmë ne dhe bëjnë të tjerët dallohet edhe në këtë, edhe në Partinë Mundësia. Të tjerët vazhdojnë në mënyrën e vjetër, si në ’90. Vijojnë e marrin para dhe i bëjnë ndere, dhe ata i marrin në fushatat elektorale. Kurse ne jemi krejtësisht ndryshe. Edhe këngën kemi zgjedhur ta bëjmë në mënyrë moderne dhe vetëm për 10 dollarë.”

Ky veprim, përveçse është simbol i një qasjeje të re në politikë, tregon edhe stilin e veçantë dhe autentik që Shehaj sjell në publik.

Ai mbetet gjithmonë një hap para, duke dëshmuar se teknologjia dhe transparenca janë thelbësore në mënyrën sesi ai dhe partia e tij ndërtojnë komunikimin me qytetarët.
Krijimi i këngës përmes AI nuk është thjesht një element marketingu, është një mesazh i qartë për ndryshimin dhe për mundësitë e reja që ai dhe partia e tij mund të ofrojë.
Siç thuhet dhe në tekstin e këngës: “Mundësia s’është ëndërr, është realitet i ri”