FLASH :

“Mund të kisha vënë një kapar për shtëpi”: 30-vjeçarja shpenzon 14,800 dollarë duke qenë shoqëruese nusesh

Shannon Detrick, 30 vjeç, nga Sacramento, ka rrëfyer në TikTok se ka shpenzuar plot 14,863 dollarë për të qenë shoqëruese nusesh në pesë dasma të mikeshave të saj. Ajo thotë me humor se me këto para mund të kishte paguar një kapar për një shtëpi. Çdo bachelorette party dhe ceremoni martesore i ka kushtuar mesatarisht mbi 2,900 dollarë, ku udhëtimet në Palm Springs, Miami, New Orleans, Maine dhe Scottsdale i kanë rënduar jashtë mase buxhetin.

Megjithatë, Shannon nuk pendohet. Ajo thekson se do ta bënte gjithçka sërish, por u bën thirrje çifteve që të jenë më transparentë për pritshmëritë dhe kostot që i kërkojnë shoqëruesve në një kohë të vështirë ekonomike. Rasti i saj ka hapur debat online, ku shumë gra ndajnë shqetësime të ngjashme për shpenzimet e larta të dasmave. Në një tjetër rast të diskutuar në Reddit, një nuse u kritikua pasi u kërkoi shoqërueseve të paguajnë gjithçka – nga fustani dhe grimimi deri te çdo detaj i festës para martesës.