FLASH :

Motori përplas koshin e mbeturinave në aksin Pogradec–Korçë, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital, shkak mungesa e ndriçimit në rrugë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Pogradecit, në aksin rrugor Pogradec–Korçë, pranë fshatit Buçimas. Një motorist ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një kosh mbeturinash në anë të rrugës.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat, ndërsa dyshohet se shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të motorit janë shkaktarët kryesorë të aksidentit.