Një audio-mesazh tronditës i Almës Arrazi, zbuluar pas tragjedisë në Shkodër, dëshmon për një episod të dhimbshëm me fëmijët e saj, pak kohë para se të humbte jetën në lumin Buna bashkë me ta.
Alma i tregon motrës se vajza e saj, Ergesa, kishte shpërthyer në lot nga malli për të, ndërsa ndodhej larg si pastruese në një kuzhinë. Por sipas saj, bashkëshorti Erdgys Arrazi e kishte ndaluar vajzën në mënyrë të ashpër:
“…Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se unë kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky (Eri) të shkojnë e të jetojë më kë të dojnë….”.
Ajo shton se kunata e saj kishte folur me të burgosurin Edison Arrazi, i cili kishte shpërthyer në lot duke kërkuar që Alma të kthehej te fëmijët:
“…hiq motra, ça kam me than.. tu e pyt për fëmijët jam, mirë thotë janë (kunata Vali)…ka qajt Ergesa sot për mu edhe kjo (Kunata) e ka marrë Erin në telefon edhe i ka thanë “…merru me Ergesen i fije sa a shumë e mërzitun vajza, a tu qa për Almën. Ky (Eri) i ka thanë ma jep telefonin këtu edhe i ka thanë vajzës, Ergesës, mos ta nixhoj zanin ma me qa për i kyt punë,me qa për të ma, e ka trem vajzën, s’ma ka lan as me qa. Ndërsa “Coli” (Edison Arrazi) kishte ba namin sot. E kishte marë Erin në telefon dhe i kishte ba nanin namin, namin tha (kunata Vali). Tu qa “Coli”, tu i than Erit ma merr Almën ma bjerë në shpi…mos i len fëmijët me vujt…se ban shumë mas fëmijëve ajo motra… Mir, mir i ka than Eri, se ta po e rregulloj nesër kytë punë. E ka majtë me rrena vllan e vet. I ka thanë Vali, është tu të majt me rrena se ky (Eri) i ka shkëput punët me Almën. Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky të shkojnë e të jetojë më kë të dojn…”.
Ky mesazh shpalos një realitet të dhunshëm emocional ndaj fëmijëve dhe një nënë të dëshpëruar që ndiqte larg jetën e fëmijëve të saj – derisa gjithçka përfundoi në tragjedi.







