Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, ku janë dhunuar personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij, Paqësor Hajdini.
Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në ambientet e një lokali që ndodhet në zonën e “Rrugës Bardhyl”.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por mësohet se të dy janë sulmuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar publikisht.
Por mësohet se personat i janë drejtuar duke i thënë “mos bëni zhurmë në lokal” dhe më pas i kanë rrahur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha veprimet procedurale. Burimet bëjnë me dije se janë marrë kallëzimet nga të dëmtuarit dhe po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe ndaluar autorët e sulmit.
Policia e Tiranës është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit pas ngjarjes.