Edi Rama e ka nisur dhe ngritur karrierën e tij mbi fasadën dhe imazhe të rreme. Që kur u bë ministër I kulturës nga qeveria e Nanos në vitin 1998, nje akt i parë simbolik i tij ishte qe leu me bojë disa mure ne nje kantier ndërtimi dhe e shiti sikur ishte revulucion I madh ne Tirane gjate atyre viteve. Më pas kur u bë kryetar bashkie në një akt të tij simbolike Rama dha imazhe sikur shkatërroi të gjitha ndërtimet pa leje tek “Parku Rinia” në segmientin buzë Lanës por nga ana tjetër lulëzuan lejet e para e pallateve shumëkatëshe pa pikë plani urbanistik te cilet e kane future në një kaus Tiranën gjatë viteve 2000 dhe deri më sot ku ai dhe Veliaj kanë mbretëruar Kryeqytetin.
Edi Rama ka vendosur sërish të shfaqë anën e tij tallëse në rrjetet sociale. Montazhi, i cili përpiqet të krijojë efekt humoristik me elemente vizuale të gjeneruara nga AI dhe zë të sintetizuar, është shpërndarë nga vetë kryeministri si pjesë e propagandës elektorale.
Ai ka përdorur imazhe ndërmjet deputetit të tij biznesmen Vullnet Sinaj, duke retushuar ngjashmërinë qe ky I fundit ka me Chris La Civita, strategu I fushatës fituese të Trump ne SHBA, që sot është edhe strategu I fushatës së PD në Shqipëri.
Por nga ana tjetër LaCivita deklaron se: “Video është fake-është fabrikuar nga fake-u Edi Rama. Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat. Unë jam, të paktën më i zgjuar, se ky që mbështet Edi Ramën, një KM dështak dhe bandit. Familjet shqiptare kërkojnë zgjidhje reale për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen. Kjo lloj sjellje e Ramës dhe njerëzve të tij është një tregues tjetër i asaj se vetëm Dr. Berisha ka aftësinë dhe stabilitetin për të bërë këtë: për të zgjidhur problemet ekonomike të shqiptarëve”.