Bëhet me dije se është bërë i mundur identifikimi i viktimës, shtetasi A. L., 47 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e përplasjes. Ai ka mbetur i bllokuar brenda një autoveture elektrike tip BYD, ndërsa ekipet e zjarrfikëses kanë ndërhyrë me mjete prerëse për ta nxjerrë nga makina.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur që ndodheshin në të njëjtin automjet janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.