FLASH :

Momenti kur vrasësi i 14-vjeçarit në Maliq hyn në gjykatë me pranga. Pritet masa e sigurisë

Në Gjykatën e Korçës po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarin e dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq. I dyshuari është sjellë në gjykatë i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe me pranga në duar.

Pamjet nga momenti i mbërritjes në gjykatë tregojnë praninë e madhe të qytetarëve dhe familjarëve të viktimës.

Vrasja ndodhi pak ditë më parë në zonën e Maliqit, ndërsa policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar brenda një kohe të shkurtër. Hetimet për zbardhjen e plotë të motivit vijojnë, ndërsa pritet që gjykata të shpallë masën e sigurisë gjatë ditës së sotme.