FLASH :

Momenti kur shtëpia te ish fusha e aviaconit në Vlorë pushtohet nga flakët

Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në zonën e ish-fushës së aviacionit në Vlorë, duke shkaktuar panik mes banorëve të lagjes.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërriti ekipi i Zjarrfikëses së Vlorës, i cili arriti të vërë nën kontroll flakët dhe të parandalojë përhapjen e tyre në banesat përreth.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të hetohen nga autoritetet.