FLASH :

Momenti kur shtëpia në Gramsh digjet plotësisht, ndërkohë Ambasada Amerikane bën thirrje për të pasur kujdes

Zjarri masiv që po përhapet me shpejtësi në Gramsh ka shkrumbuar plotësisht një banesë, duke e lënë familjen pa asnjë send të shpëtueshëm. Flakët kanë përpirë çdo gjë brenda saj, ndërsa strukturat mbetën tërësisht të rrënuara. Banorët janë evakuuar me urgjencë, duke shmangur për fat tragjedi njerëzore, por dëmet materiale janë të pakthyeshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një mesazh emergjent për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri, duke i paralajmëruar për situatën e rënduar nga zjarret në disa zona të vendit. Në njoftim thuhet se disa rajone janë nën urdhër evakuimi dhe u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin zonat e prekura dhe të ndjekin udhëzimet e policisë për bllokimet e rrugëve dhe kufizimet e qarkullimit.

Ambasada kujton se tymi nga zjarret përbën rrezik serioz për shëndetin, edhe nëse nuk ndodheni pranë flakëve, dhe rekomandon evakuimin e menjëhershëm nëse zjarri afrohet me banesën apo vendndodhjen tuaj. Po ashtu, u kërkohet qytetarëve të mos kalojnë me automjete në zona të prekura nga flakët ose tymi i dendur dhe, nëse kjo është e paevitueshme, të udhëtojnë ngadalë me dritat ndezura, dritaret të mbyllura dhe sistemin e ajrit të jashtëm të fikur.