FLASH :

Momenti kur restorantit në Tiranë i kapen 585 mijë eurot e fshehura

Një kontroll i specializuar i Administratës Tatimore ka zbuluar një shumë prej 585,000 euro të padeklaruara nga restoranti “Folium” në Tiranë, duke nxjerrë në pah një rast të rëndë të evazionit fiskal që kishte vazhduar për më shumë se një vit.

Hetimi u iniciua pas një denoncimi qytetar, që çoi në zbardhjen e një skeme mashtrimi dhe shmangieje nga detyrimet tatimore. Falë ndërhyrjes së Hetimit Tatimor, është bërë e mundur identifikimi i transaksioneve dhe të ardhurave të fshehura nga autoritetet.

Administrata Tatimore ka vlerësuar rolin aktiv të qytetarëve në këtë proces, duke i falënderuar publikisht për bashkëpunimin në luftën kundër informalitetit dhe për vendosjen e ligjshmërisë fiskale në vend.

Kontrollet dhe hetimet ndaj rasteve të ngjashme do të vijojnë me intensitet, si pjesë e strategjisë për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në sektorin ekonomik.