FLASH :

Momenti kur qeni i policisë kap shoferin e çmendur që tentoi t’ia mbathte

Një ndjekje spektakolare policore në Wiltshire ka përfunduar me arrestimin e Daniel Kibblewhite, 31 vjeç, i cili u kap nga qeni i policisë Stan, pasi tentoi të arratisej nga oficerët pas një chase me shpejtësi marramendëse mbi 100 mph.

Incidenti nisi rreth orës 10:15 të mëngjesit, kur oficerët morën informacion mbi automjetin ku po udhëtonte Kibblewhite, i kërkuar për një hetim tjetër. Ai u vu re duke bërë parakalime të rrezikshme, madje edhe në kthesa të verbëra, duke hyrë në korsinë e gabuar dhe duke rrezikuar përplasje frontale. Në një moment humbi gjurmët, por një re e madhe pluhuri pranë një ferme i drejtoi policët drejt tij.

Pasi e braktisi makinën, Kibblewhite u gjet duke u fshehur në një karrocë kuajsh. Megjithë paralajmërimet e oficerit që të mos lëvizte, ai u përpoq të vraponte përsëri – por u ndoq dhe u neutralizua nga qeni Stan, i cili e kafshoi në tokë. Në pamjet filmike dëgjohet i arrestuari duke bërtitur: “Hiqeni, po më kafshon!”, ndërsa oficeri i kthehet: “Të thashë disa herë të mos vrapoje.”

Policia e Wiltshire konfirmoi se, përveç akuzave të drejtimit të rrezikshëm dhe mungesës së dokumenteve, Kibblewhite u arrestua edhe për fyerje me bazë racore ndaj një oficeri. Ai doli para gjykatës së Swindon Magistrates Court31 korrik, ku pranoi fajësinë për drejtim të rrezikshëm, drejtim pa patentë, pa sigurim, mosndalim për policinë, mosdhënie prove për analizë dhe shkelje të rendit publik me bazë racore.

Gjykata e dënoi me 12 muaj burgim.