FLASH :

Momenti kur policia gjen dy holandezët e humbur në mes të pyllit në Pukë

Dy turistë nga Holanda kanë përjetuar momente paniku në malin e Qerretit, Pukë, pasi humbën orientimin gjatë një ecjeje malore dhe nuk po arrinin të gjenin rrugën e kthimit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u nisën në drejtim të zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet. Pas disa orësh kërkime, punonjësit e Policisë bënë të mundur gjetjen e tyre, ku njëra prej tyre, shtetasja K. D., kishte pësuar dëmtime të lehta nga një rrëzim gjatë ecjes.

Turistët falënderuan efektivët për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Policia e Shkodrës thekson se është maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë.