FLASH :

Momenti kur policia e arrestonte me miliona euro Mefail Shkodrën, autorin e masakrës së trefishtë në Gjilan

Mefail Shkodra, që akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, është person me precedent të mëparshëm kriminal.

Në qershor të vitit të kaluar, ai u vu në pranga bashkë me të birin.

Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro“, thuhej në njoftimin e 21 qershorit 2024 të Policisë së Kosovës.

Shkodra dyshohet se sot rreth 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”, qëlloi për vdekje një burrë së bashku me të birin dhe dhëndrin dhe la të plagosur një tjetër. Paraprakisht dyshohet se ‘fajdet’ ishin shkaku, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.