Arrestohet shtetasja italiane që shkaktoi aksidentin me dy viktima në Vlorë
Numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mesditën e së hënës në autostradën Levan–Vlorë ka shkuar në dy. Pas mesnate ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës edhe pasagjeri i kamionçinës së përfshirë në përplasje, shtetasi Artan Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur një automjet i drejtuar nga shtetasja italiane Angela Tanzilo humbi kontrollin dhe u përplas me kamionçinën.
Policia ka bërë me dije se Angela Tanzilo, banuese në Napoli është arrestuar dhe ndaj saj po vijojnë procedurat ligjore për ngjarjen tragjike.