Ndeshja Shqipëri-Serbi vazhdon të shkaktojë diskutime. I tillë ka qenë ky rast kur kapiteni Berat Gjimshiti, drejt fundit të ndeshjes, i vjen në ndihmë Dusan Vlahovic, i cili po ulëriste në tokë i mbërthyer nga ngërçet muskulore.
Mirëpo, shoku i tij i repartit mbrojtës, Arlind Ajeti, iu afrua menjëherë lojtarit të prapavijës së Atalantës, duke i tërhequr vëmendjen për këtë “mirësi të tepruar”.