FLASH :

Momenti kur futbollisti serb shtiret sikur është goditur nga tifozët – Manaj dhe Hoxha i afrohen menjëherë për ta qortuar

Një moment interesant gjatë ndeshjes së djeshme ka qenë ky që shihni në këto pamje, ku një futbollist i kombëtares serbe është hedhur në tokë, duke shtirur se u godit nga një send, edhe pse në fakt duket qartë se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Këtë akt falsiteti e kanë kuptuar menjëherë edhe dy futbollistët e kombëtares sonë, Arber Hoxhaj dhe Rey Manaj, të cilët kanë reaguar menjëherë ndaj kundërshtarit, duke i bërë thirrje që të mos vazhdonte me aktrimin e tij të dobët dhe të ngrihej për të vazhduar lojën, pasi asnjë goditje nuk kishte ndodhur.

Ndërkohë, policia ka qenë shumë e ashpër me tifozët shqiptarë në stadium, duke hequr edhe flamurin e UÇK-së, ndërsa vetë ekipi serb është përpjekur me makinacione të marrë 3 pikë në tavolinë përmes aktrimeve të dobëta.