FLASH :

Momenti kur forcat speciale izraelite të maskuar si Arabë, vrasin palestinezin e pa armatosur

Një video dramatike që po qarkullon në rrjetet sociale ka fiksuar momentin kur forcat speciale izraelite qëllojnë për vdekje Rami al-Kakhn, 30 vjeç, teksa qëndronte pranë një shoku në qytetin e Nablusit, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas autoriteteve izraelite, operacioni ishte pjesë e një bastisjeje të planifikuar ndaj individëve të dyshuar për lidhje me grupet militante palestineze.

Pas ngjarjes, ushtria izraelite konfirmoi se al-Kakhn ishte vrarë në vendngjarje, ndërsa i riu që ndodhej me të u arrestua. Sipas deklaratave zyrtare, al-Kakhn akuzohej për lidhje me grupin “Streha e Luanëve” (Lions’ Den), një formacion i armatosur që Izraeli e cilëson si pjesë e rezistencës militante palestineze.

Pamjet filmike tregojnë se operacioni u krye në mënyrë të befasishme dhe të shpejtë, ndërsa forcat izraelite u tërhoqën menjëherë pas ekzekutimit. Vrasja e al-Kakhn pritet të nxisë reagime të ashpra në zonat e pushtuara, pasi ai shihej nga mbështetësit si pjesë e strukturave të rezistencës lokale.