FLASH :

Momenti kur droni i Hutheve godet resortin në Izrael duke shkaktuar dhjetëra të plagosur

Shërbimi i ambulancës në Izrael njoftoi të mërkurën se një dron u rrëzua dhe shpërtheu në qytetin Eilat, duke shkaktuar plagosjen e 20 personave. Nga të plagosurit, dy ndodhen në gjendje kritike.

Radioja e Ushtrisë Izraelite raportoi se droni i përket grupit Huthi nga Jemeni dhe se ai fluturoi në një lartësi shumë të ulët, gjë që e bëri të vështirë interceptimin e tij nga sistemi mbrojtës Iron Dome.

Në muajin gusht, grupi Huthi njoftoi vdekjen e kryeministrit të tyre, Ahmed al-Rahawi, dhe zyrtarëve të tjerë, si pasojë e një sulmi ajror izraelit.

Që nga 7 tetori, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, grupi Huthi dhe forcat izraelite kanë shkëmbyer sulme me raketa dhe dronë, në një përkrahje të hapur të palestinezëve në Gaza.