FLASH :

Momenti kur doni rus bombardon në të Khrakivit në Ukrainë duke plagosur 4 persona

Një sulm i rëndë me dron ka tronditur qytetin qendror ukrainas të Kharkivit të martën, duke shënjestruar një nga godinat e Universitetit Kombëtar Farmaceutik. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur një dron kamikaz bie mbi ndërtesë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe duke e përfshirë atë në flakë.

Autoritetet ukrainase raportojnë se të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë evakuuar me shpejtësi nga zona. Kalimtarët e rastit shihen në video duke vrapuar të tmerruar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Ky sulm është pjesë e valës së fundit të goditjeve ruse që kanë shënjestruar infrastrukturën civile dhe objektet arsimore në Ukrainë.