FLASH :

Momenti kur bombardimi izraelit bën copash 10 civilë që po udhëtonin në Gaza (Pamje të rënda)

Pamjet e publikuara të enjten tregojnë momentin kur një sulm ajror izraelit godet një automjet civil në kryqëzimin Al-Saraya, në qendër të Gazës, duke vrarë të paktën 10 palestinezë, përfshirë edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, sipas agjencisë zyrtare palestineze Wafa.

Pamjet e mëvonshme nga vendngjarja tregojnë trupa të gjymtuar të shtrirë në rrugë, në një skenë të përgjakshme që pasoi shpërthimin.

Ky është një tjetër episod i rëndë në fushatën e vazhdueshme ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, ku përplasjet e përgjakshme kanë shkaktuar mijëra viktima që nga tetori i vitit të kaluar.