FLASH :

Video | Momenti kur Ajola Xoxa tenton ti ikë gazetarëve, por del bllof

Gjatë ditës së sotme, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte prania e saj në institucionin e hetimit, por përpjekja për t’i shpëtuar gazetarëve, e cila rezultoi qesharake.

Në përpjekje për të shmangur mikrofonët dhe kamerat, Xoxa tentoi të kalojë nga një hyrje anësore, por u përball me një gardh metalik dhe disa makina të parkuara që ia bllokuan rrugën, duke e detyruar të kthehet mbrapsht dhe të përballet me pyetjet e gazetarëve. Ky moment është filmuar dhe është bërë viral në rrjetet sociale.

Situata ligjore e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt

Erion Veliaj, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndodhet aktualisht në masë arresti me urdhër të SPAK, i hetuar për korrupsion të rëndë, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, në lidhje me një sërë tenderash të dyshimtë dhe kontratash publike me kompani të lidhura me interesat e tij personale dhe politike. SPAK ka sekuestruar dokumentacion dhe prova të konsiderueshme që sipas burimeve hetimore, e implikojnë drejtpërdrejt në abuzime shumëmilionëshe.

Ajola Xoxa, avokate dhe bashkëshorte e Veliajt, është thirrur disa herë nga SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit. Ndërkohë që nuk është nën hetim zyrtarisht, ajo është objekt i interesit të SPAK për shkak të disa transfertave bankare, pasurive të paluajtshme të regjistruara në emrin e saj, si dhe për përfshirjen e saj të mundshme në rrjetin financiar të krijuar nga Veliaj. Burime pranë hetuesve nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të kalojë në statusin e të pandehurës, në varësi të provave që po grumbullohen.

SPAK po heton gjithashtu rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të Veliajt, në kuadër të një dosjeje të gjerë që mendohet se do të prekë figura të tjera të njohura të politikës dhe biznesit.

Sipas asaj që raportohet nga gazetarja Klodiana Lala, ditën e sotme SPAK i ka komunikuar Xoxës një akuzë të re ndaj saj, atë të fshehjes së të ardhurave. Xoxa qëndroi në

SPAK për rreth 2 orë ditën e sotme, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë ajo u paraqit në ambientet e prokurorisë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj nga ana e GJKKO.

Sipas burimeve, SPAK i ka komunikuar një akuzë të re Xoxes: “fshehje të të ardhurave”. Më herët, akuzohej për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim të pasurisë”.