FLASH :

Momenti kur 5 makina-bombë të Izraelit shpërthejnë njëkohësisht në Tehran

Tensioni mes Izraelit dhe Iranit ka njohur një përshkallëzim dramatik këtë të dielë, pasi pesë bomba të vendosura në makina shpërthyen njëkohësisht në pika të ndryshme të Teheranit pasditen e sotme. Shpërthimet vijnë si pjesë e valës së fundit të përplasjeve vdekjeprurëse që kanë vijuar për tre ditë rresht, që prej momentit kur Izraeli ndërmori sulmin e parë ndaj Iranit në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Izraeli ka mohuar përfshirjen në atentatet me makina-bombë, por kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi më herët gjatë së dielës se Irani do të “paguajë një çmim të rëndë” për sulmet me raketa të ndërmarra ndaj Izraelit të shtunën mbrëma, të cilat lanë pas vetes 10 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur.

Nga ana tjetër, sipas autoriteteve iraniane, sulmet ajrore izraelite që nga e premtja e deri më sot kanë shkaktuar mbi 128 viktima dhe rreth 900 të plagosur në territorin iranian, ndërsa situata në rajon vazhdon të jetë në prag të një konflikti të përhapur.