FLASH :

Momentet e tmerrit në video: Polici i xhelozuar nxjerr armën dhe qëllon të pafajin!

Një incident tronditës ka ndodhur në Brazil, ku shefi i policisë Luiz Alberto Braga de Queiroz është pezulluar për 120 ditë pasi akuzohet se qëlloi me armë një tregtar rrugësh, Emmanuel Apory, thjesht sepse “e kishte parë” të dashurën e tij. Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë dhe tregojnë momentin kur polici jashtë detyre e shtyn Apory-n dhe i tund gishtin para fytyrës. Apory reagon duke e goditur me grusht, por më pas shihet një blic dhe ai bie përtokë, i qëlluar në këmbë.

Dëshmitarët thonë se polici shpërtheu nga xhelozia, pasi gruaja që shoqëronte ishte parë dy ditë më parë në palestër me viktimën. Nëna e Apory-t deklaroi se djali i saj e kishte shmangur përshëndetjen pikërisht për të shmangur keqkuptime. Ndërsa vetë viktima, i shtruar në spital pas operacionit, ka mohuar çdo ngacmim ndaj gruas dhe tha se gjithçka ndodhi pa asnjë provokim nga ana e tij.

Hetimet janë hapur nga Policia Civile dhe arma e Queiroz-it është sekuestruar. Shoqata e Delegatëve të Pernambuco-s ka dalë në mbrojtje të oficerit duke pretenduar se ai veproi në vetëmbrojtje, por avokatët e Apory-t kanë shprehur indinjatën që Queiroz nuk është ndaluar ende, ndërsa komuniteti lokal është i tronditur nga dhuna e paprovokuar.