FLASH :

Momente të nxehta në jaht mes Victoria dhe David Beckham

Victoria dhe David Beckham kanë treguar se pas më shumë se dy dekadash martesë, pasioni mes tyre nuk është zbehur aspak. Çifti i famshëm u fotografua në momente shumë intime në jahtin e tyre luksoz me vlerë 16 milionë paund, teksa pushonin në brigjet romantike të Saint Tropez-it.

Në disa foto që po bëjnë xhiron e rrjeteve, Victoria shihet duke i hipur Davidit pa bluzë në kuvertën e sipërme të jahtit, ndërsa ish-futbollisti 50-vjeçar flexon muskujt përpara se të freskohet në dush. Pavarësisht përfoljeve për një krisje në raportet me djalin e madh Brooklyn, çifti duket më i dashuruar se kurrë.

Brooklyn, i cili mungoi në festimet për 50-vjetorin e të atit në maj, ndodhet aktualisht në SHBA me bashkëshorten Nicola Peltz dhe vjehrrën e tij, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes Beckham po shijon pushimet në rivierën franceze. Djali i dytë, Cruz, dhe e dashura e tij, Jackie Apostel, i janë bashkuar së fundmi prindërve, ndërsa Romeo dhe vajza Harper ishin pjesë e turit që në fillim.

Victoria, 51 vjeç, dhe David, të martuar që prej vitit 1999, duket se nuk lejojnë që tensionet familjare t’u prishin harmoninë. Sipas burimeve, jahti i ri është një përmirësim i madh në krahasim me atë të mëparshëm prej 5 milionë paundësh që Beckham kishte blerë në 2022 pas frymëzimit nga pushimet me Elton John dhe David Furnish.

Ndërkohë, fansat kanë vënë re një detaj domethënës në rrjetet sociale: Victoria ka pëlqyer çdo postim të Brooklyn-it ku ai nuk shfaqet me Nicola, ndërsa ka anashkaluar plotësisht postimet ku çifti shfaqet bashkë. Një tjetër shenjë që përforcon spekulimet për një ftohje mes nuses dhe vjehrrës?

Pavarësisht gjithçkaje, Posh dhe Becks po shijojnë çdo moment bashkë dhe nuk kanë aspak ndërmend të fshehin dashurinë e tyre përpara botës.