Moderatorja e njohur Einxhel Shkira, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me partnerin e saj Dj Dagz, ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale me një video prekëse. Ajo ka publikuar momentin kur i zbuloi partnerit lajmin e bukur se ishte sërish shtatzënë.

Videoja është realizuar në Disneyland, ku çifti ishte në një udhëtim familjar së bashku me djalin e tyre. Teksa po pozonin për një foto para kamerës, Einxhel ka nxjerrë ekografinë duke i thënë Dagz-it: “Kjo do jetë një foto e veçantë, sepse jemi të katër së bashku.” Reagimi i menjëhershëm i Dagz-it ishte një pyetje e ngazëllyer: “Je shtatzënë?” – përpara se ta përqafonte me emocion, ndërsa Einxhel shpërthen në lot gëzimi.

Vetëm pak ditë më parë, çifti ndau edhe momentin e zbulimit të gjinisë së foshnjës së ardhshme, duke zbuluar përmes një torte me ngjyrë blu se janë në pritje të një djali tjetër. Të tre shfaqen të lumtur teksa festojnë ardhjen e një anëtari të ri në familje.